TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviç i është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra ditën e sotme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ai ka marrë 1 milion euro dhe dy apartamente në Beograd, që të mos hynte në zgjedhjet komunale në veri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jabllanoviç u shpreh se për këtë deklaratë të Kurtit do të duhej të pyetej në prokurori.
“Në një sistem serioz demokratik, sot për t’u thirrur në prokurori do të ishte z. Albin Kurti apo unë. Meqë jemi larg nga demokracia, unë po i jap kryeministrit 1 banesë dhe 500 mijë euro, por po i lutem të më tregojë se ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, shkroi ai në Twitter.