BALLKAN, 21 Qershor 2023, 18:35

Qeveria e Kosovës ndryshon vendimin, tashmë ndalohen vetëm maunat me mallra me origjinë nga Serbia

Qeveria e Kosovës ndryshon vendimin, tashmë ndalohen vetëm maunat

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin për të bllokuar hyrjen e të gjithë kamionëve me targa të Serbisë, si dhe të gjithë kamionëve të cilët transportojnë mallra të këtij shteti, që e mori pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës nga forcat serbe.

Nga sot në Kosovë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që nuk do transportojnë ngarkesa me origjinë nga Serbia për shkaqe sigurie.

Deri më sot të gjitha maunat me targa të Serbisë pa marrë parasysh origjinën e produkteve nuk kanë qenë të lejuara të futen në Kosovë, si masë e sigurisë nga situata e krijuar. Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur këtë masë të sigurisë, në një konferencë për media.