BALLKAN, 14 Qershor 2023, 21:45

Borrell i kthen përgjigje Kurtit: Kushtet e kërkuara nga BE dhe SHBA janë të qarta

Borrell i kthen përgjigje Kurtit: Kushtet e kërkuara nga BE dhe SHBA

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me pikat e propozuara për zgjidhjen e situatës me tensionet me Serbinë.

Në përgjigjen që Borrel i ka dorëzuar Kurtit, thuhet se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta. 

Pika parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.

Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet operacionale për rreth atyre komunave, kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet. Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementët radikale.

Pika e tretë kërkohet që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime për të qetësuar situatën në Veriun e Kosovës.

Borrell ka kërkuar nga Kurti që ta ketë partner KFOR-in dhe EULEX-in edhe për sferën e sundimit të ligjit.

”Lidhur me vlerësimet e mundshme të përbashkëta të sigurisë, këto mund të diskutohen pasi të ketë ndodhur de-përshkallëzimi. Megjithatë, kjo do të thotë se ju duhet t’i merrnit plotësisht parasysh mendimet e EULEX’it dhe KFOR’it dhe t’i trajtoni si partnerë, që do të thotë edhe koordinimin paraprak me ta. Me keqardhje konstatojmë se nuk ishte rasti me operacionin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut. Prandaj, çdo masë e ardhshme për sundimin e ligjit në veri të Kosovës do të duhej të diskutohej dhe të vlerësohej individualisht së bashku me EULEX’in dhe KFOR’in. Ngjarjet e së kaluarës kanë treguar se jo çdo masë e ndërmarrë nga Kosova nën ombrellën e sundimit të ligjit mund të mbështet nga partnerët tuaj ndërkombëtarë në kontekstin e mjedisit shumë të brishtë”, thuhet në letën e Borrellit.

Ai ka kërkuar veprime nga Kosova veprime de-përshkallëzuese për situatën në Veri. Ndërkaq ka thënë se Serbisë do t’i kërkojë largimin e elementëve radikalë nga ato zona.

Borrell i kthen përgjigje Kurtit: Kushtet e kërkuara nga BE dhe SHBA

Borrell i kthen përgjigje Kurtit: Kushtet e kërkuara nga BE dhe SHBA