BALLKAN, 9 Gusht 2023, 19:58

Vrau me armë zjarri shqiptarin në Freiburg, i riu gjerman dënohet me burg përjetë, pas vendimit shpërthen në lot

Vrau me armë zjarri shqiptarin në Freiburg, i riu gjerman dënohet

Burg përjetë për 30-vjeçarin gjerman që qëlloi për vdekje me armë një shqiptar nga Kosova, të dashurin e ish-partneres së tij. Ngjarja ndodhi në Freiburg-Betzenhausen.

Dhoma e jurisë së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës. Viktima,  31 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Pasi u dha vendimi, të afërmit e viktimës dhe të dashurës së tij, shpërthyen në duartrokitje.

Gjykata ka pranuar vendimin e prokurorisë, e cila më parë kishte kërkuar dënim të përjetshëm për vrasje me karakteristika rënduese.

I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi, ndërsa pasi kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur.

Ai ka deklaruar se ka shkuar në banesën e tyre sepse donte të shihte vajzën tetëvjeçare, shkruan ard.de.