BALLKAN, 10 Gusht 2023, 13:40

Presidenti i jep mandatin liderit të “Evropa Tani” për formimin e qeverisë në Mal të Zi

Presidenti i jep mandatin liderit të “Evropa Tani” për

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç i ka dhënë mandatin për përbërjen e qeverisë së re liderit të Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiç. Ai këtë e bëri të ditur në konferencën për media që filloi në ora 12:00 në Rezidencën në Cetinje.

Ai tha se nga Spajiç pret përgjegjësi dhe përshtatshmëri në këtë proces.

“Si president i Malit të Zi, besoj se na duhet një qeveri politike dhe reformuese”, tha Milatoviç. Ai tha se pret që ky proces të jetë gjithëpërfshirës.