BALLKAN, 9 Gusht 2023, 17:43

Tronditëse në Greqi/ 60-vjeçari plagos vëllanë, pas krimit arratiset gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak

Tronditëse në Greqi/ 60-vjeçari plagos vëllanë, pas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 60-vjeçar ka plagosur të vëllanë. Krimi ndodhi mesditën e së mërkurës në fshatin Diavë. Sipas informacioneve paraprake të mediave greke, një burrë ka qëlluar pas një debati të vëllain.

Kalimtarët kanë thirrur një ambulancë për të plagosurin, ndërsa sipas dëshmitarëve okulari i dyshuar është larguar me vrap, gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me gjak.

Të njëjtat informacione bëjnë me dije se ai është nisur drejt një zone kodrinore të afërt, ndërsa policia nga ana e saj ka nisur një operacion për arrestimin e tij.