BALLKAN, 17 Shkurt 2022, 20:37

Shkarkimi i kryeprokurorit në Mal të Zi, Abazoviç: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të bëhet kuptimplotë

Shkarkimi i kryeprokurorit në Mal të Zi, Abazoviç: Lufta

“Me shkarkimin e kryeprokurorit special, lufta kundër krimit dhe korrupsionit do të bëhet kuptimplotë”, kështu është shprehur zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç.

Abazoviç ka theksuar se është i vetëdijshëm që qytetarët e kanë pritur për një kohë të gjatë këtë vendim.

Gjithashtu ai  tha se askush nuk ka diçka personale kundër Milivoje Katniç, por ka ardhur koha për më shumë drejtësi.

“Ne të gjithë duam të shohim më shumë drejtësi , një mbrojtje të interesave shtetërore dhe kundërshtimin e të gjithë njerëzve që janë pjesë e mafies dhe elitës së korruptuar”, ka thënë ndër të tjera Abazoviç.