BALLKAN, 16 Shkurt 2022, 23:51

Ngjarje e rëndë/ Vdes në rrethana të dyshimta në spital një vajzë 9-vjeçare, nisin hetimet

Ngjarje e rëndë/ Vdes në rrethana të dyshimta në spital

Një vajzë 9-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në spitalin e Prishtinës. Ndërkaq, policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të një vajzë 9-vjeçare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prishtinë, 16 shkurt 2022 –  Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”, thekson zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci shton se hetimet vijojnë me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me gjithë dyshimet e ngritura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, tha ai.