BALLKAN, 16 Shkurt 2022, 21:04

Kapen 32 kg drogë në Kosovë, arrestohen gjashtë persona

Kapen 32 kg drogë në Kosovë, arrestohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë vendosur në pranga pasi u kapën me rreth 32 kilogramë drogë të llojit marijuanë. Në aksionin e zhvilluar mbrëmjen e sotme nga Policia dhe Prokuroria në fshatin Shirokë të Suharekës është gjetur lënda narkotike ndërsa prokuroria ka deklaruar se katër nga të arrestuarit janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy të tjerë nga Kosova.

Sipas prokurorisë, janë konfiskuar edhe gjashtë telefona celularë, një laptop, tre DVR, makina dhe para në vlerë prej 2 mijë e 185 euro.

Gjashtë të arrestuar. Katër persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy janë shtetas të Republikës së Kosovës. 32 kilogramë drogë të llojit “Marihuanë”, 2 mijë e 59 bimë të mbjella në saksi që janë konfiskuar dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura për shitje”, u shpreh prokurorja.

Lënda narkotike është gjetur në kulmin e një objekti shtatë katësh.

Janë sekuestruar tre automjete në vendin e ngjarjes. Njëra është e markës BMË, Ford dhe Opel Zafira. Po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë telefona mobil, një lap-top, DVR dhe 2 mijë e 185 euro para të gatshme”.