BALLKAN, 16 Shkurt 2022, 16:35

Shqiptari godet me bisht sëpate babanë, ja masa që mori gjykata për të

Shqiptari godet me bisht sëpate babanë, ja masa që mori gjykata

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për personin që dyshohet se e ka goditur me bisht të sëpatës babën e tij, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditës në Malishevë.

“Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K. Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit F.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin.1.4 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 14.02.2022, në komunën e Malishevës saktësisht ne shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri me dashje dhe me mjet të fortë, i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit, babait të tij N.K.

Pas një mosmarrëveshje, i pandehuri e sulmon fizikisht të dëmtuarin duke e goditur dy herë në regjionin e shpinës me një bisht sëpate, kështu duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të lehta trupore, të përshkruara në raportin mjekësore të lëshuar nga QKMF Malishevë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022.