BALLKAN, 16 Shkurt 2022, 20:16

“Në Ballkan duhet të mbizotërojë atmosfera e bashkëpunimit”, Vuçiç takohet me Mitsotakis në Beograd: Greqia e kupton qëndrimin e Serbisë për Kosovën!

“Në Ballkan duhet të mbizotërojë atmosfera e

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është takuar këtë të mërkurë me kryeministrin grek, Kirjakos Mitsotakis, në Serbi.

Vuçiç u shpreh se Serbia e sheh Greqinë si një mik të sinqertë dhe se nuk është e lehtë të përshkruhet vlerësimi për vendin.

Gjithashtu Vuçiç falënderoi kryeministrin Mitsotakis për bashkëpunimin e shkëlqyer.

Më tej presidenti serb bëri me dije se në fokus të takimit ishte dialogu me Prishtinë, për të cilën u shpreh se Greqia e kupton qëndrimin e Serbisë, shkruajnë media serbe.

“Jam i sigurt se mund të tërheqim më shumë turistë grekë dhe së shpejti presidenti i Greqisë do të jetë në Serbi, kështu që do të diskutojmë ardhjen e më shumë investitorëve grekë. Edhe një herë ju faleminderit shumë, mikut tonë të madh”, tha Vuçiç.

Nga ana e tij, Mitsotakis ka falënderuar presidentin serb për mikpritjen, ndërsa ka shtuar se anëtarësimi në BE janë prioriteti kryesor dhe se Greqia e mbështet plotësisht këtë.

Më  tej, ai tha se  mbështet normalizimin me Prishtinën dhe shpreson që në Ballkan të mbizotërojë një atmosferë bashkëpunimi.