TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, edhe Sekretari Amerikan, Anthony Blinken i eshte drejtuar me nje letër Presidentit te Serbise Aleksander Vuçiçit me rastin e ditës së Serbisë.
Sekretari amerikan ka përsëritur kërkesën e Joe Biden për arritjen e një marrëveshje finale me Republikën e Kosovës e cila bazohet në njohje reciproke.
Blinken thotë se një gjë e tillë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën të përqendruara në njohjen reciproke, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, ka shkruar në letrën e tij Anthony Blinken./ Gazeta Express