TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Serbia po kalon ditë të vështira dhe nën terrorin e dy masakrave që tronditën vendin me 18 të vrarë, pjesa më e madhe fëmijë. Dy arrestime nxënësish vetëm dy ditët e fundit.
Një vizatim ka sjellë telashe për një nxënës në Serbi. Mediat vendase raportojnë se nxënësi është ndaluar nga policia pasi kishte postuar në internet një vizatim të një klase me figura të gjakosura. Në vizatim ai kishte bërë figura të gjakosura të shtrira pranë tavolinave ndërsa një njeri mbante një armë.
Kjo ka alarmuar prindërit në Serbi, të cilët kanë njoftuar autoritetet e shkollës dhe policinë. Të riut i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore Publike në Kikindë.
Një nxënës tjetër nga Mirijeva, i cili shkonte në shkollën fillore “Despot Stefan Lazarević”, ka bërë një listë të nxënësve që dëshironte t'i vriste sot, shkruan Telegraf.rs.
Policia e Beogradit ndaloi një nxënës të klasës së gjashtë, sepse në zotërim të tij iu gjet një listë e nxënësve që donte të vriste. Pranë emrit të çdo nxënësi shkruante se sa plumba do të gjuante në drejtim të tij.
Gjithçka ndodhi paradite gjatë orës së katërt. Listën e ka bërë në klasë, mësuesja e lëndës dhe mësuesja e klasës kanë reaguar menjëherë dhe e kanë dërguar nxënësin në zyrën e drejtorit.
Menjëherë janë njoftuar prindërit e nxënësit dhe së shpejti në shkollë ka mbërritur nëna e tij, e cila në prani të saj ka shkruar një deklaratë, në të cilën pretendon se ka bërë vetëm shaka. Puna edukative me nxënësin ka filluar dhe për këtë temë do të bisedojnë me të gjithë nxënësit mësuesit e klasës.
Kujtojmë që pak ditë më parë Serbia u trondit nga dy masakra.
Një 14-vjeçar vrau me armë zjarri 9 persona, rojen e shkollës dhe tetë nxënës ndërsa plagosi disa të tjerë në një shkollë në Beograd. Ndërsa pak orë më pas, një 21-vjeçar qëlloi me breshëri ndaj njerëzve të rastësishëm në rrugë duke vrarë tetë persona dhe plagosur disa të tjerë.