BALLKAN, 6 Maj 2023, 10:27

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të Kosovës! Detajet nga ngjarja, nuk raportohet për të lënduar

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri të

Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në rrugën “Petar Kral”.

Raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

“Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë. Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, tha Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut për Telegraf.

Ndërkohë disa ditë më parë eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka dekarlkuar se sipas të  dhënave që ka marrë instituti OCTOPUS nga opozita serbe në Beograd, presidenti Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar Milan Radoiçiçin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës.