BALLKAN, 7 Maj 2023, 12:36

Vjosa Osmani takoi presidentin gjerman, biseduan për dialogun Kosovë-Serbi

Vjosa Osmani takoi presidentin gjerman, biseduan për dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur sot se ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Ajo ka deklaruar se me Steinmeierin ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

“E kam njoftuar presidentin për dialogun dhe e kam falënderuar për përkrahjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës.”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, më 2 maj në Bruksel kanë nënshkruar deklaratën për të zhdukurit gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, në takimin e tyre është prezantuar edhe draft-statuti i Asociacionit nga ish-ekipi menaxhues, i cili sipas kryeministrit Kurti është i papranueshëm për Kosovën.