BALLKAN, 6 Maj 2023, 17:01

Në mes të natës, nëna godet me thikë në kokë të birin në gjumë: E ngatërrova me burrin!

Në mes të natës, nëna godet me thikë në kokë

Një burrë ka mbetur i plagosur me thikë në Selanik, teksa autorja e krimit është nëna e tij. 

44-vjeçari është goditur me thikë në kokë natën nga nëna e tij ndërsa flinte gjumë.

Burri ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa në pranga është vënë e moshuara. Para oficerëve të policisë ajo ka dëshmuar se e ka ngatërruar djalin me burrin e saj.

Policia ka gjetur në lavamanin e kuzhinës tre thika dhe një palë gërshërë me gjurmë gjaku.

Bashkëshorti i gruas ka qenë ai që ka njoftuar ambulancën sapo ka parë djalin e tij të gjakosur dhe ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur.