
Dy javë pas rënies në dakordësi në Bruksel, Serbia ka shkelur tetë nene të marrëveshjes, preambulën e saj dhe një nen të Planit të Zbatimit. Kjo ka qenë deklarata e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka postuar një përmbledhje në rrjetet sociale ku përfshihen të gjitha shkeljet e Serbisë.
“Shkelje këto që kryeministri Kurti i prezantoi para ndërmjetësve evropianë në takimin e 2 majit në Bruksel”, ka shkruar ai. Kujtojmë që në takimin e fundit, Kurti tha se nuk është dakordësuar për draftin e Asociacionit. Sipas tij një draft i tillë ishte i papajtueshëm me kushtetutshmërinë.