TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç prezantoi dy masat pas masakrave që tronditën vendin ditët e fundit, ku mbetën të vrarë 17 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Sipas Vuçiç masat janë shumë të ashpra dhe do ta ndryshojnë rrënjësisht shoqërinë serbe.
Masa e parë ka të bëjë me dorëzimin e armëve. Ata që nuk do t’i dorëzojnë do të përballen me burgim nëse i kanë të paligjshme.
Masa e dytë ka të bëjë me reduktimin drastik, ose 90 përqind të armëve legale.
“Për herë të parë po vendosim detyrimin që ata që kanë leje të kontrollohen dy herë në vit, të marrin ftesë dhe brenda 48 orëve duhet të bëjnë një test për të parë nëse keni përdorur apo jo lëndë narkotike, e cila do të vlejë edhe për gjuetarët.
Në 99 për qind të rasteve kjo nuk ndodh, por ne në këtë mënyrë i parandalojmë ata që janë plotësisht të çmendur që të mund të kryejnë krime të tilla”, tha ai.