TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Krerët e partive politike në Greqi mbajtën mitingjet e fundit para zgjedhjeve. Nga sheshi “Sintagma”, Qirjakos Micotakis ka ftuar qytetarët të votojnë partinë e tij për të vijuar me rezultatet pozitive të arritura në mandatin e parë.
“Ju e njihni mbështetjen e guximshme që qeveria jonë ofroi për të mbrojtur ekonominë dhe shoqërinë, duke mbajtur premtimet e saj”, tha Kyriakos Mitsotakis, kryetar i partisë Demokracia e Re.
Nga ana tjetër, kreu i Syriza, Alexis Tsipras e mbajti mitingun final në portin e Selanikut.
“Vizioni ynë është për një vend me një shoqëri humane, demokraci dhe drejtësi”, u shpreh Alexis Tsipras, lider i Syriza.
Ndërkohë, lideri i PASOK, Nikos Androulakis synon të zëvendësojë Syrizën si partia kryesore e opozitës.