
Është arrestuar 21-vjeçari Uros B, i cili dyshohet se kreu masakrën me 8 viktima dhe 13 të plagosur mbrëmjen e së enjtes në fshatrat afër Mlladenovç.
I riu është arrestuar në afërsi të Kragujevcit. Dyshohet se ai ka ekzekutuar 8 persona, ndërsa ka plagosur 13 të tjerë, 7 prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
I dyshuari qëlloi me armë në tre fshatrat Dubonë, Malo Orasje dhe Sepshin.
Mes viktimave është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij është gjetur edhe një sasi e madhe armësh dhe municioni.
