BALLKAN, 3 Maj 2023, 14:43

Masakra me 9 të vrarë në shkollë në Beograd, ja momenti kur policia arreston autorin 14-vjeçar (Video)

Masakra me 9 të vrarë në shkollë në Beograd, ja momenti

Ky është momenti kur policia e Beogradit arreston autorin 14-vjeçar të masakrës me 9 të vrarë në një shkollë fillore në Beograd.

Siç raportojnë mediat, duket se video është marrë nga një nga klasat dhe është publikuar në Instagram.

I dyshuari është një nxënës 14-vjeçar i klasës së shtatë dhe ishte ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij vazhdimisht. 

Sot në mëngjes ai shkoi në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, debatoi me rojën dhe e vrau, para se të futej në klasë në orën e historisë dhe të qëllonte nxënësit. Ai la të vdekur tetë nxënës dhe plagosi shtatë të tjerë. Armën që e përdori për ta kryer krimin e kishte marrë nga babai.

Të paktën një nga gjashtë nxënësit e plagosur ishte në gjendje të rrezikshme për jetën dhe po i nënshtrohej një operacioni, thanë raportet, ndërsa një mësues u plagos rëndë gjithashtu. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MOJ BEOGRAD (@moj_beo_grad_)