TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një përplasje fizike mes dy të miturve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Gjilan.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në kampusin e shkollave të mesme, ndërsa nuk dihen motivet e përplasjes.
I mituri u godit me thikë dhe për shkak të plagëve u dërgua për trajtim të specializuar në QKUK. Pas ngjarjes është arrestuar menjëherë i mituri, i cili, po merret në pyetje për të identifikuar arsyet e këtij sherri me pasojë plagosjen.
Njoftimi i policisë:
“Rr. Zija Shemsiu –Kampusi i shkollave të mesme, Gjilan 03.05.2023-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK, në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.