TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me masakrën që ndodhi sot në një shkollë në Beograd, ku një 14-vjeçar vrau 8 nxënës dhe rojën e institucionit, dhe plagosi disa të tjerë. Nxënësi i identifikuar si Kosta K., sulmoi me armë në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar.
Zëvendëskryetari i administratës së qytetit të Beogradit, Veselin Miliç në një dalje për mediat tha se agresori kishte pranuar sulmin, duke bërë me dije se kishte qëlluar me armë zjarri drejt disa personave. Ai shtoi se armën e ka marrë nga banesa e babait të tij ndërsa kishte edhe katër kokteje molotov, raporton nova.
Miliç deklaroi se kanë zbuluar edhe një listë me emra në banesën e Kosta K., në të cilën thuhet se ishin shkruar emrat e nxënësve që do të eliminonte. “Kjo ka qenë e planifikuar për një muaj. K.K. e ka planifikuar për një kohë të gjatë, nuk ka bërë të ditur motivin. Armën e zjarrit e ka marrë nga banesa e babait të tij dhe e ka sjellë me katër kokteje molotovi”, tha ai.

Përveç kësaj, ai raportohet se kishte një planimetri të saktë të shkollës, hyrjet dhe daljet.
Snimak hapšenja učenika osnove škole Vladislav Ribnikar koji je ubio osmoro đaka, kao i čuvara te škole, pritom ranivši nekoliko osoba. pic.twitter.com/Z3Gietgs4J
— TV N1 Beograd (@N1infoBG) May 3, 2023