TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër ngjarje e rëndë është raportuar në Serbi 24 orë pas masakrës në një shkollë filloreje në Beograd, ku u vranë roja dhe 8 nxënës dhe u plagosën 6 të tjerë.
Mediat vendase shkruajnë se një vajzë 16-vjeçare e cila ka qenë nxënëse në shkollën private "Ruđer Bošković" në Beograd ka goditur me thikë një nxënës tjetër 16-vjeçar dhe një mësuese 44 vjeçe. Kjo e fundi u godit në krah pasi u përpoq që të ndalonte sulmin.
Raportohet se të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore dhe nuk janë në gjendje të rëndë. Ndërsa theksohet se autorja e sulmit ka përdorur një thikë kuzhine.
Menjëherë pas kësaj shkolla u evakuua dhe autorja u arrestua. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë Beogradi u trondit nga sulmi i ndodhur në Vraçar.