TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vrasja e 8 fëmijëve në Beograd ka tronditur Serbinë. Borivoje Laziç, një student që mësohen gjuhën shqipe në Beograd, pohoi se pasiguria është rritur dhe qytetarët nuk arrijnë të shpjegojnë se si një 14-vjeçar mund të kthehet në një vrasës.
“Të gjithë jemi në shok dhe nuk dimë si të sillemi ose ta përballojmë këtë ngjarje. Si mundet një 14-vjeçar të vrasë 9 njerëz?! Mendoj se kjo është masakra më e madhe që ka ndodhur në Serbi,” -deklaroi Laziç për euronews.
22-vjeçari thotë se heshtja ka zaptuar Serbinë. Sipas tij, të gjithë janë të frikësuar për jetët e tyre. “Askush këtu nuk ndihet i sigurt tani. Në këtë situatë të gjithkush mund të jetë një vrasës, një psikopat,” – u shpreh ai.
14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K vrau rojën dhe 8 nxënës të klasës. Ai i kishte planifikuar të gjitha vrasjet. Në mediat serbe qarkullon se një ndër arsyet që e çoi të miturin të kryejë masakrën ishte bullizmi. “Mendoj se vrasjen e tij, masakrën që bëri, nuk e justifikon asgjë. Ai ka lindur psikopat, me këtë sëmundje. Unë kam qenë i bullizuar në gjimnaz, por kjo nuk e justifikon,” -tregoi Laziç. Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për ngjarjen, ndërkohë që 14-vjeçari serb është dërguar në psikiatri, si dhe janë arrestuar prindërit e tij.