TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjë mesazh ngushëllimi në "Twitter" për tragjedinë që ndodhi në Beograd ku humbën jetën tetë nxënës dhe një rojë sigurie në një shkollë fillore.
Presidentja Osmani nëpërmjet rrjeteve sociale ngushëlloi familjarët e viktimave të rastit.
“Nuk ka asgjë më të vlefshme se sa jeta e një fëmije dhe asgjë më të dhimbshme sesa humbja e asaj jete. I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në një sulm të tmerrshëm në shkollë sot në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit”, shkroi Osmani.
Të mërkurën në Beograd u vranë nga të shtënat me armë zjarri në Shkollën Fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd tetë nxënës dhe një rojë sigurie, siç bëri të ditur Policia e Serbisë.
Në oborrin e shkollës ku ndodhi rasti u gjet dhe u arrestua nxënësi i kësaj shkolle, K. K., 14-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, sipas policisë.
Shefi i Departamentit të Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, bëri të ditur se i dyshuari kishte një muaj që planifikonte sulmin dhe se ai vetë kishte raportuar se e kishte kryer krimin. Nga sulmi u plagosën dhe 6 persona të tjerë.