BALLKAN, 7 Nëntor 2022, 11:08

Protesta në Mitrovicë, revoltohet ish-ambasadori holandez në Kosovë: Tregoi fytyrën e vërtetë të Vuçiçit

Protesta në Mitrovicë, revoltohet ish-ambasadori holandez në

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar ashpër pas protestës së serbëve në veri të Kosovës.

Bosch është shprehur se presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka dëshirë për paqe në rajon dhe sipas tij, me protestat e organizuara në Mitrovicën Veriore, ai tregoi fytyrën e vërtetë të regjimit të tij.

Ai ka shtuar se veprimet e tilla minojnë gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky veprim i stimuluar nga Beogradi minon gjithçka që është arritur në më shumë se 10 vitet e fundit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Do të thotë se regjimi i Vuçiqiç e tregon fytyrën e vërtetë: nuk ka dëshirë për paqe dhe pajtim. Ku të shkojmë….”, ka shkruar Bosch në llogarinë e tij në Facebook.