AKTUALITET, 12 Maj 2022, 14:52

Presidenti i ri/ Nesër konsultimet e mazhorancës me opozitën. Balla takon Mediun dhe Dodën

Presidenti i ri/ Nesër konsultimet e mazhorancës me opozitën.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-se, Taulant Balla, do të takohet nesër me kryetarin e grupit parlamentar, "Aleanca për ndryshim", Fatmir Mediun dhe kryetaren e grupit parlamentar "Drejtësi dhe Integrim", Mesila Doda, ku do të diskutohet për presidentin e ri.

Mësohet se takimi me Mesila Dodën do të zhvillohet në orën 09:00.

Ndërkohë bisedimet ndërmjet Ballës dhe Mediut pritet të zhvillohen në orën 10:00

Kujtojmë që Konferenca e Kryetareve vendosi që më 16 maj të jetë raundi i parë i votimit. Fatmir Mediu deklaroi pak më parë për mediat se do të ishte mirë që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët. Ndërkohë në dispozicion të palëve do të jenë disa ditë për gjetjen e një emri konsensual.

Sipas Mediut, nëse nuk dilet me një kandidaturë konsensuale, atëherë opozita duhet të mbaje një qëndrim.