TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i KLP, Alfred Balla në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte u shpreh se këto ditë është aluduar për njëanshmëri.
Drejtuar kreut të SPAK, Balla e pyet nëse e ndjejnë presionin që është bërë këto ditë. Nga ana e tij, Kraja tha se të gjithë janë të ndërgjegjshëm që punojnë në një institucion të rëndësishëm dhe për persona që kanë pushtet.
“Këto dite retorika politike ka aluduar për njëanshmëri dhe ngadalësim të disa çështjeve sensitive nga ana juaj. Si ndihet moralisht trupa e prokuroreve BKH? A ndjeheni nën presion?”, tha Alfred Balla.
Kraja: Dua të them që gjithë prokurorët dhe BKH janë të ndërgjegjshëm që punojnë në institucion të rëndësishëm dhe për persona që kanë pushtet. Pa diskutim do të ketë opinione, do të ketë presione. Janë jashtë nesh të gjitha.
E rëndësishme për ne është të jemi korrekt me zbatimin e ligjit. Kemi bërë një mbledhje. Ju kam thënë gjithë trupës, vazhdoni punë, vlerësoni provat.