AKTUALITET, 12 Maj 2022, 11:16

PS nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjen e kryetarëve brenda saj

PS nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjen e kryetarëve brenda saj

Partia Socialiste ka nisur nga Shkodra fushatën e zgjedhjeve brenda radhëve të selisë rozë.

Të pranishëm në çeljen e kësaj fushate me asamblenë e qarkut të PS, kanë qenë deputet dhe drejtues të lartë të PS-së mes të cilëve sekretari organizativ Blendi Klosi, Anila Denaj, Lindita Nikolla, Etjen Xhafaj dhe drejtuesja politike e PS në Shkodër Edona Bilali.

Sekretari organizativ Blendi Klosi në fjalën e tij para mediave, u shpreh se ky është një proces dy mujor, ku në procesin final do të ketë një ballafaqim platformash.

I pyetur për kriteret, apo përjashtim e kandidatëve që kanë qenë më parë në poste drejtuese dhe figurës së dekriminalizimit, Klosi u shpreh se dekriminalizimi është një element kryesor.

I pyetur për Shkodrën, dhe për drejtoritë rajonale të cilat i janë larguar Shkodrës, Klosi u shpreh se "qeveria nuk ka parë asnjëherë nëse një zonë voton majtas apo djathtas, por vëmendja e qeverisë është për investime publike, është një garë elektorale ku njerëzit gjykojnë individin, platformën elektorale apo elementë të tjerë, por ne dëshirojmë që në Shkodër të fitojmë këtë bashki."