AKTUALITET, 12 Maj 2022, 14:43

“Vepruat si parlamenti serb”- Berisha: Refuzimi i rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë, tipar i narko-shtetit!

“Vepruat si parlamenti serb”- Berisha: Refuzimi i rezolutës

Ish-kryeministri Berisha iu rikthye sërish çështjes së masakrës në Srebrenice, ku sot u rrëzua në Kuvend rezoluta e propozuar nga PD. Sipas Berishës, sot parlamenti shqiptar veproi njësoj si ai i Serbisë.

Gjenocidin serb tha Berisha e ka dënuar Parlamenti Evropian, Kongresi Amerikën dhe shumë vende të tjera perëndimore, me përjashtim të Rusisë, Serbisë dhe Bjellorusisë.

“Tipar më kardinal i narkoshtetit u shfaq sot në këtë parlament, refuzimi i denoncimit të gjenocidit serb në Srebernicë, të cilin e ka dënuar Parlamenti Evropian, kongresi i SHBA, cdo vend i lirë, përveç Serbisë, Bjellorusisë edhe Valdimir Putini. U bashkua sot me ta në aktin më të turpshëm, duke qenë komb që ka pësuar gjenocide ciklike nga 874-1999. Nuk e ngrinte dot dorën sepse dirigjenti juaj nuk e lejon, civliliteti ju mungon.

Ju çuat ato kartonë të kuq duke u bërë qenie me të zeza. A jeni shqiptarë apo jo. Si mund të bëni gjë të tillë. Ju vepruat si parlamenti i Serbisë”, tha Berisha ne Kuvend.