AKTUALITET, 12 Maj 2022, 14:38

U largua nga banesa dhe nuk u kthye më, babai denoncon zhdukjen e vajzës së mitur në Tiranë

U largua nga banesa dhe nuk u kthye më, babai denoncon zhdukjen e

Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj në Tiranë dhe nuk është kthyer më.

Prindërit kanë bërë kallëzimin në polici.

“Më datë 12.05.2022, shtetasi F. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur, shtetasja E. K., 16 vjeçe”, bëjnë me dije blutë.

Policia po punon për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.