TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa sot ishte gjyqi për shtatë të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në shkurt të vitit 2005, mes të cilëve Lulzim Berisha dhe Emiliano Shullazi, Luftar Reçi i penduari i drejtësisë nuk është paraqitur në seancë.
Reçi është i penduar i drejtësisë për procesin ndaj Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt, Indrit Rusit Indrit Taullait dhe Viktor Imerajt.
Ai nuk është paraqitur në seancën e sotme duke pretenduar se është në gjendje jo të mirë psikologjike.
Reci pretendon se ndihet i kërcënuar dhe nuk do të paraqitet në seancë, ndërkohë që nuk ka dhënë konfirmim për përfaqësimin me avokat. Duke marre shkas nga pretendimi i Recit, avokatët kërkuan ekspertim psikiatrik.
Në këto kushte, gjyqi është shtyrë për në datën 20 maj.