AKTUALITET, 12 Maj 2022, 11:23

“Dil jashtë po ta mbajti”, sherr mes Bardhit e Spahos, Braçe ndërhyn: Turp! Çfarë bëni?

“Dil jashtë po ta mbajti”, sherr mes Bardhit e Spahos,

Sherr dhe ofendime në Kuvendin e Shqipërisë! Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u përfshi në një debat me deputetin e PD-së, Edmond Spahon.

Ky i fundit u ngrit nga vendi i tij në Kuvend dhe shkoi pranë Bardhit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, me dosje në dorë, e pa me nerva dhe i kërkon që të largohej. Spaho, me ton kërcënues, i kërkoi që të dilnin jashtë sallës së Kuvendit dhe të sqaroheshin.

Pranë tyre ishte dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cila qëndronte duke i dëgjuar e më pas ndërhyri duke kërkuar që të sheshonin tonet. 

I vetmi që ndërhyri nga Partia Socialiste, ishte deputeti Erion Braçe i cili iu drejtua kryetares së Kuvendit, me pyetje se çfarë po ndodhte në sallë. 

DEBATI i PLOTË:

Edmond Spaho: Palaço

Gazment Bardhi: Shko mor

Edmond Spaho: Dil jashtë po ta mbajti

Erion Braçe: Çfarë është kjo, po, çfarë është kjo?

Edmond Spaho: S’të vjen turp. Shpifës, fuks.

Jorida Tabaku: Çfarë ju duhet ju?

(Ndërhyjnë edhe deputetët e tjerë)