TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Kalanë e Shkupit në mars të këtij viti është vënë në pranga.
Bëhet fjalë për Jeton Krivanjevën dhe Enes Isenin, të cilët u ekzekutuan në mbrëmjen e 7 marsit në një lokal në Shkup. Si pasojë e ngjarjes, u plagos rëndë edhe kamerieri.
Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup ka njoftuar se 31-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qenë autori i ngjarjes u kap në zonën e Gazi Babës. Mediat asokohe raportuan se autorët, u prezantuan si policë dhe u thanë se po bënin kontrolle në një bar kafene me dy të rinjtë.
Pasi gjetën “objektivat” e tyre, autorët hapën zjarr duke lënë të vdekur në vend dy të rinjtë shqiptarë.
Pas ngjarjes, autorët dogjën makinën pasi kryen atentatin, në afërsi të vendit të ngjarjes, në Çarshinë e Shkupit.