BALLKAN, 9 Gusht 2023, 16:20

VIDEO/ Rikthehen vatrat e zjarrit në Greqi, flakët rrezikojnë banesat në Selanik

VIDEO/ Rikthehen vatrat e zjarrit në Greqi, flakët rrezikojnë

Rikthehen zjarret në Greqi. Vatra të reja zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Rizarit në Selanik të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se forcat e Zjarrfikësve janë në vendngjarje, ku janë angazhuar 45 zjarrfikës me 13 automjete, dy grupe këmbësorësh dhe 4 helikopterë.

Sipas Zjarrfikësve, zjarri është afër banesave, por deri më tani ato nuk janë në rrezik. Kujtojmë se pak ditë më parë ishulli i Rodosit dhe Korfuzi u përballën me vatra të shumta zjarri, ndërkohë që shumë pushues u detyruan që të lënë zonat. Situata dramatike ishte në ishullin e Rodosit, ku u shkaktuan shumë dëme.