BALLKAN, 3 Maj 2023, 11:15

Nxënësi 14-vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë, një roje sigurie dhe plagosi disa të tjerë, detaje të reja nga të shtënat në një shkollë në Beograd

Nxënësi 14-vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë, një

Policia në Beograd ka arrestuar K. K. (14), i cili rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka vrarë të paktën tetë fëmijë, një roje dhe ka plagosur rëndë mësuesin e historisë me armën e të atit si dhe disa të tjerë.

Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, përcjell Telegrafi.

Nxënësi 14-vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë, një

Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollë.

Nxënësi 14-vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë, një

Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë. Më pas, ai e qëlloi me gjakftohtësi. 

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë.

Nxënësi 14-vjeçar vrau 8 bashkëmoshatarë, një

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 192.RS (@192_rs)