TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tetë persona, nxënës, mësues dhe roja u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një nxënës 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në qendër të Beogradit mëngjesin e sotëm.
Nxënësi i klasës së 7-të hyri në ndërtesën e shkollës në orën 08:30 të mëngjesit dhe nisi të qëllojë shokët e klasës dhe personelin.
Shkolla fillore “Vladislav Ribnikar “ndodhet në lagjen Vraçar të kryeqytetit serb, ku ka shumë muze dhe ambasada.
Për momentin, pjesa më e madhe e zonës është e rrethuar nga forcat e policisë dhe dhjetë autoambulanca ndodhen para shkollës.
Policia e cila mbërriti e para në vendngjarje pas sulmit e gjeti të dyshuarin me armë në dorë, pasi kishte hapur zjarr ndaj nxënësve dhe stafit, duke e arrestuar.