BALLKAN, 2 Maj 2023, 20:06

BE nxjerr tekstin e Deklaratës për të Zhdukurit, Serbia detyrohet të vërë në dispozicion dokumentet

BE nxjerr tekstin e Deklaratës për të Zhdukurit, Serbia detyrohet

Bashkimi Evropian ka publikuar sot Deklaratën për të Zhdukurit, e cila është miratuar pak më parë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në takimin në Bruksel.

Në këtë deklaratë thuhet se puna do të mbikëqyret nga një Komisioni i Përbashkët që do të ketë kryesohet nga BE-ja, nën vëzhgimin e Kryqit të Kuq.

Bëhet me dije gjithashtu se është kërkuar qasje e plotë në të gjithë dokumentet, incizimet dhe vende të tjera ku mund të ketë informacione për ta bërë sa më të lehtë gjetjen e të zhdukurve nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Deklarata e plotë e BE-së:

-Duke e theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të Personave të Zhdukur, për t’i dhënë fund vuajtjeve të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme,

-Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (IRCR) për Personat e Zhdukur, që përfshin personat e zhdukur me forcë,

Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të njëjtë,

-Duke e theksuar rëndësinë e zgjidhjes së fatit të Personave të Zhdukur, për t’i dhënë fund vuajtjeve të dashurve të tyre dhe për të nxitur pajtimin dhe paqen e qëndrueshme,

-Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ndjek mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (IRCR) për Personat e Zhdukur, që përfshin personat e zhdukur me forcë,

-Duke kujtuar se të gjitha kategoritë e Personave të Zhdukur, do të trajtohen me prioritet të njëjtë,

-Duke pranuar punën e rëndësishme të bërë nëpërmjet Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar,

-Inkurajimi i bashkëpunimit me aktorë tjerë relevantë në fushën e Personave të Zhdukur, në veçanti me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP),

-Duke njohur çështjen e Personave të Zhdukur si çështje humanitare,

-Duke vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të familjeve,

Ne angazhohemi së bashku:

-Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,

-Për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe për të pasuar më pas gërmimet,

-Për të siguruar qasjen e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen Personat e Zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet, dhe çdo dokument tjetër përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, nën posedimin e institucioneve të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst,

-Të vihen në dispozicion gjitha dokumentet vendore dhe ndërkombëtarë me rëndësi për -përcaktimin e fatit të Personave të Zhdukur, për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji tjera në zbulimin e varreve masive,

-Për të mundësuar dhe inkurajuar angazhimin aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fatit të tyre,

-Për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe adresimin e nevojave të familjeve të Personave të Zhdukur,

-Të krijojnë dhe punojnë së bashku nëpërmjet një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbikëqyrur nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (ICRC) me synim për të mbështetur përpjekjet për zgjidhjen e fatit të Personave të Zhdukur,

-Të monitorojë dhe mbështesë punën për progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur nëpërmjet Komisionit të Përbashkët,

-Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Kushtet e Referencës dhe Kornizën e përgjithshme të Grupit Punues. Detajet operacionale do të bihen dakord në takimin e radhës të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.