BALLKAN, 5 Maj 2023, 17:25

“Respekt, respekt!”, autori i masakrës në Beograd ishte i ‘fiksuar’ pas simboleve naziste. Ja çfarë tha kur u arrestua

“Respekt, respekt!”, autori i masakrës në Beograd ishte i

Zbardhen të tjera detaje sa i takon profilit të 21-vjeçarit, autor i vrasjes së 8 personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve.  

Uros Blazic duket se ka qenë adhurues i simboleve naziste. Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili në një konferencë për shtyp njoftoi masa të rrepta kundër armëmbajtjeve në Serbi dhe Policët në çdo shkollë në vend, që është akti i 21-vjeçarit është “terrorist”.

Siç ka thënë Vuçiç, Blazic ka thirrur fjalën “respekt, respekt” gjatë arrestimit të tij, pa dhënë detaje të tjera. Ajo që ka forcuar më shumë këtë fakt ishte dhe bluza e tij që mbante veshur, që kishte simbole naziste.

Bluza e vrasësit lexonte 'Brezi 88 në turne', me numrin 88 që ishte një nga simbolet kryesore naziste të Hitlerit, 'H' ishte shkronja e tetë e alfabetit latin.