TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar se qeveria e tij ka vendosur ta shpallë 7 majin ditë zie, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit në Serbi.
Një 13-vjeçar vrau ditë më parë tetë nxënës dhe një rojë të shkollës në Beograd, ndërsa në një sulm tjetër në Mladenovac u vranë edhe tetë persona të tjerë.
Abazoviç ka shkruar të premten në Twitter duke njoftuar për vendimin dhe duke shprehur ngushëllime.
“Mali i Zi është me Serbinë dhe qytetarët e vet në këto momente të vështira e tragjike. U shprehim ngushëllime familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejt e të lehtë të lënduarve. Me këtë rast, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur ta shpallë të dielën, 7 majin, ditë zie në gjithë shtetin”, ka shkruar Abazoviç.