TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tjetër incident në Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme disa persona kanë hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë eksploziv në Zveçan. Ngjarja në fjalë regjistrohet rreth orës 19:50.
Në lidhje me ngjarjen janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejshme hetimore. “Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar Policia e Kosovës.
Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që prej 26 majit, me zgjedhjen e kryetarëve të rinj të komunave në veri dhe me rrëmbimin e tre policëve nga forcat serbe.