BALLKAN, 20 Qershor 2023, 17:08

Lajçak thirrje Kosovës dhe Serbisë: Nuk ka një afat, por zgjedhjet e reja në Veri duhet të zhvillohen sa më shpejt

Lajçak thirrje Kosovës dhe Serbisë: Nuk ka një afat, por

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak deklaroi se zgjedhjet e reja në veri të Kosovës duhet të zhvillohen sa më shpejt.

Lajçak u shpreh se nuk ka afat për zgjedhjet e reja. “Megjithatë nuk ka afat, gjithçka varet nga vullneti politik. Sigurisht që ka një procedurë ligjore që duhet ndjekur”, theksoi ai. Sipas tij, BE-ja ka treguar qartë se është e gatshme të shkojë drejt një agjende pozitive, por mbi të gjitha është i nevojshëm shtensionimi i situatës.

“Rajoni është shumë i shqetësuar, sepse ky konflikt ngre shumë pikëpyetje, investitorët po pyesin nëse është e sigurt të investohet në rajon. Udhëheqësit e BE-së janë shumë të qartë, ata po e ndjekin procesin shumë konkretisht”, nënvizoi Lajçak.