BALLKAN, 17 Korrik 2023, 18:29

Kurti tha se Kosova kishte blerë dronë Bayraktar nga Turqia, reagon KFOR

Kurti tha se Kosova kishte blerë dronë Bayraktar nga Turqia, reagon

Reagon KFOR pas dekolaratës së Albin Kurtit se tashmë Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB nga Turqia.

Në një komunikate zyrtare, KFOR ka deklaruar se ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore në Kosovë.

“Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR.

Sakaq, KFOR ka shtuar se hapësira ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për fluturime komerciale nga një vend në një tjetër.