TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i ri norvegjez, 17 vjeç, i cili po drekonte në një restorant në Rodos të Greqisë, hodhi thikën që po hante, në përpjekje për ta kapur më pas atë me këmbë, por thika iu ngul në arterien femorale.
Siç raporton rodosreport.gr, menjëherë gjaku nisi të rridhte pa pushim nga këmba e turistit, ndërsa një tjetër i ri aty pranë ka nxituar t’i vijë në ndihmë.
Ai ka kërkuar që të mos ia hiqnin thikën dhe që t’i ushtojnë presion në plagë për t’i ndaluar gjakun, deri sa mjekët të mbërrinin.
Pas ndihmës së parë në restorant, i riu u transportua me urgjencë në spital ku iu nënshtrua një operacioni, duke i shpëtuar vdekjes.