BALLKAN, 15 Korrik 2023, 20:00

 E rëndë në Kretë, turisti po drekonte në një restorant, plagoset papritur nga një plumb qorr

 E rëndë në Kretë, turisti po drekonte në një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Apokoronas të Kretës, kur pasditen e së shtunës një plumb qorr plagosi një turist nga Zvicra, i cili po hante me shoqërinë në një restorant.

Mediat greke raportojnë se 46-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore.

Hetimet e policisë fokusohen tek mundësia që plumbi të ketë ardhur nga një festë në një event social. Sakaq, hetimet vazhdojnë.