BALLKAN, 17 Korrik 2023, 16:03

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter në Greqi, ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës rihter

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës Rihter ndodhi në një zonë detare në Neapolis Voion mesditën e kësaj të hëne në Greqi.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti kishte një epiqendër 12 kilometra lindje-verilindje të Neapolisit me një thellësi fokale 50 kilometra.

Ndërkohë deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.