Desktop - General - 1
BALLKAN, 15 Korrik 2023, 18:53

Mbyllet protesta e veteranëve në Kosovë, largohen me një paralajmërim

Mbyllet protesta e veteranëve në Kosovë, largohen me një

Është mbyllur protesta e sotme e thirrur nga Veteranët e UÇK-së pasi janë lënë jashtë ligjit për pagën minimale. Ata kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kanë kërkuar nga presidentja Osmani që të mos e nënshkruaj ligjin për pagën minimale.

Protesta është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe s’ka pasur incidente, derisa janë paralajmëruar se do të mbahen edhe tubime të tjera.

Para nisjes së protestës, Qeveria e Kosovës kishte marrë masat e sigurisë duke bllokuar hyrjen në oborrin e Qeverisë dhe kishte shtuar numrin e policëve, përfshirë edhe të njësisë speciale.