TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Veteranët e UÇK dhe shoqëria civile kanë paralajmëruar sot të mbajnë një protestë në Prishtinë kundër qeverisë Kurti.
Në njoftimin e publikuar, thuhet se protesta organizohet për të kundërshtuar qeverinë me Milan Radojçiç dhe shkeljen të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së.
Deputeti i AAK në parlamentin e Kosovës, Pal Lekaj tregoi për Abc News arsyet pse edhe forca e tij politike do i bashkohet kësaj proteste.
Lekaj tha se përgjimet janë ndër skandalet më të mëdha që nga koha e pas luftës ndërsa e konsideroi kryeministrin Kurti një mashtrues për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Sot në 18:00 me ftesë të Veteranëve mbahet protesta kundër qeverisë, kundër përgjimeve nëncmuese për vlerat e luftës. Ajo që mund të them është se kjo qeveri duhet të ketë parasysh se pa dashjen e veteranëve I ka shtyrë për të drejtat e tyre, e sidomos pas përgjimeve të Mimoza Kusari Lilës.
Të mashtrosh qytetarët e Kosovës është nonses, tashmë që dolën edhe përgjimet dhe bisedat me Radojicicin. Është ndër skandalet më të mëdha pas luftës. Kjo qeveri dhe z.Kurti që ka ardhur në qeveri nën flamurin kuq e zi, tani po shihet se është një mashtrues për qytetarët e Republikës së Kosovës.” u shpreh ai.