SPORT, 25 Tetor 2022, 12:44

Kristjan Asllani kërkoi aktivizim të shumtë, Interi merr vendimin për fantazistin e Kombëtares shqiptare

Kristjan Asllani kërkoi aktivizim të shumtë, Interi merr vendimin

Kristjan Asllani nuk po kalon një moment të mirë në karrierë pasi nuk ka pasur shumë minuta te Interi.

Edhe pse u afrua si zëvendësuesi i Marselo Brozoviç, me këtë të fundit të dëmtuar prej kohësh, mesfushori i Kombëtares shqiptare e ka parë veten si zgjedhje të fundit, teksa trajneri Simone Inzagi ka preferuar në rolin e regjisë, Henrik Mikitarjan dhe Hakan Çalhanollunë.

Së fundmi, sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, Interi ka marrë vendimin për ta huazuar elbasanasin tek një klub që i garanton minuta dhe kjo skuadër mund të jetë Empoli, ekip ku zikaltërit e morën me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes.

Para disa ditësh në media italiane u fol se 20-vjeçari shqiptar kërkoi aktivizim të shumtë dhe skuadra milaneze pritet ta huazojë në muajin janar, me shumë mundësi te toskanët e Empolit.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.